click play
Elektronika është shkencë e cila studion elementet elektrike dhe dukurinë e lëvizjes së lirë të elektroneve(elektricitetin). Përmes elektricitetit me elektronikën njihemi qysh 600 para erës sonë me zbulimin e elektricitetit nga Talesi. Zbulimet më të mëdha në elektronikë janë bërë gjatë shekullit XVIII-XIX. Sot elektronika është ndër lëmitë kryesore. Si përfaqësues të kësaj shkence janë: Aleksandër Volta, Michael Faraday, George Leclanche, Nikola Teslaetj.






Roboti është nje pajisje elektro-mekanike që zëvendeson njeriun në kryerjen e punëve të ndryshme. Këto punë roboti i kryen vetvetiu ose i udhëzuar drejtperdrejt nga njeriu. Robotët mund të jenë të lëvizshëm ose të mbërthyer në një vend. Sot ata përdoren kryesisht për kryerjen e punëve që janë shumë të rrezikshme (p.sh. në pastrimin e mbetjeve atomike), të rënda ose të vështira për t´u kryer nga njeriu. Robotët kryejnë edhe punë që kërkojne përpikmeri të madhe (p.sh. në prodhimin e çipave, automobilave etj.).Emri robot (çek. robota - punë-tor) u skalit nga çeku Karel Çapeknë fillim të qindvjeçarit 20. Fjala me prejardhje sllave robota do të thotë "punë".

|Copyright © 2010 | Nardy | Design © Hacker-Nardy|